Lajme

Varhelyi e nis në Beograd vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, O

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, qëndron sot për vizitë zyrtare në Beograd, njofton Insajderi.

Siç bën të ditur Qeveria serbe me anë të një njoftimi për media, Varhelyi, së bashku me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq, do të vizitojnë Institutin e Shëndetit Publik “Dr Milan Jovanoviq Batut”.

Të martën, zyrtari evropian do të qëndrojë në Bosnje e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut, ndërsa të mërkurën do të vizitojë Shqipërinë dhe Kosovën, ka njoftuar më herët Komisioni Evropian.

Gjatë vizitës në rajon, Varhelyi do të bisedojë me zyrtarët vendas për pandeminë COVID-19 dhe mbështetjen e BE-së në këtë kontekst, përkatësisht në vaksinat e premtuara për Ballkanin Perëndimor të cilat arrijnë gjatë kësaj jave. /Insajderi.com