Lajme

Varheji: BE kujdeset për Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor

Ju siguroj që BE-ja kujdeset dhe e mbështet Maq

Ju siguroj që BE-ja kujdeset dhe e mbështet Maqedoninë e Veriut dhe Ballkanin Perëndimor që nga fillimi i pandemisë.

Ky është vetëm fillimi dhe ne do të vazhdojmë të jemi pranë jush, tha eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup pas shpërndarjes së dozave të para të vaksinave kundër COVID-19 të siguruara nga Bashkimi Evropian.

“Kjo është një ditë e mirë për Ballkanin Perëndimor dhe Maqedoninë e Veriut. Më në fund mund t’i dorëzojmë vaksinat e para. Sot jemi krenarë të njoftojmë se gati 120 mijë vaksina për Maqedoninë e Veriut do të dorëzohen deri në fund të gushtit.

Kjo është dhuratë nga BE për Maqedoninë e Veriut për ta kapërcyer pandeminë. Shpresoj se do ta përfundojmë plotësisht procesin e vaksinimit. Sepse ne nuk jemi të sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt,” tha Varheji.

Ai theksoi se nuk ishte e lehtë të sigurohen vaksinat dhe shprehu mirënjohje të madhe për Qeverinë e Austrisë. /Insajderi.com