Kult

Van Gogh, piktori që sa ishte gjallë iu ble vetëm një pikturë nga 800 vepra artistike

Tablot me bukurinë e kombinimeve kaltër, verdh

Tablot me bukurinë e kombinimeve kaltër, verdhë dhe gjelbër tanimë jemi mësuar t’i shohim. Pamjet pitoreske nën magjinë e ngjyrave ka ditur t’i sjell piktori i njohur Van Gogh, shkruan KultPlus.

Sot në muzetë e mëdha të botës, muralet e shkollave, hapësirat publike dhe në veshmbathje të shumta zënë vend pikturat e tij. Mirëpo, si shumica e artistëve, ai nuk kishte pasur sukses në kohën sa ishte gjallë.

Siç ndodh rëndom me njerëzit të cilët kultivojnë art, edhe vlera e tij u ditë vetëm pas vdekjes së tij. Përderisa ai thelloi veten e tij në brusha duke realizuar 800 piktura, në kohën sa ende ishte gjallë arriti ta shes vetëm njërën prej tyre.

Për 50 dollarë atë picture e bleu motra e shokut të tij, e cila më shumë sesa vlerësim artistik, mendohet se e ka bërë për shkak që e ka dashuruar Gogh.

Por, edhe ai mbeti si një rrëfim suksesi në histori, duke dhënë mesazhin e mos ndaljes pavarësisht rrethanave dhe kushteve të kohës e shoqërisë.

Pavarësisht gjithë këtyre sfidave dhe problemeve tjera jetësore, Van Gogh pohonte se vetëm kështu ndjehej i lumtur.

“Gjëja e vetme që më bën të ndihem i lumtur në këtë jetë, është vetë piktura”, kishte thënë piktori i njohur. / KultPlus.com

The post Van Gogh, piktori që sa ishte gjallë iu ble vetëm një pikturë nga 800 vepra artistike appeared first on KultPlus.