Humor

Valon Syla imiton Lutfi Hazirin pas humbjes së garës për kryetar të LDK-së

Gazetari Valon Syla pos analizave politike, së fundmi po shpërfaq talentin e tij edhe si aktor. Në disa paraqitje të tij mediale ai ka imituar personazhe të njohura për publikun, ndërsa sot në edicionin special të emisionit “Frontal” në T7, Syla ka imituar Lutfi Hazirin.

Gazetari Valon Syla, ka imituar Lutfi Hazirin pasi ky i fundit doli humbës përballë Lumir Abdixhikut.

Video është shpërndarë nga autori i emisonit “Frontal”, Arsim Lani, i cili po ashtu ka ironizuar në mbishkrimin e saj se “sot e kishte të ftuar në studio Lutfi Hazirin”.

Për t’i parë aftësitë e Valon Sylës në aktrim, ndiqeni videon më poshtë.

https://www.facebook.com/722312035/videos/10157998804727036/