Opinione

Valon Syla – Diasporës: Gërrnaça, mirë se vini!

Nga Valon Syla

Qenka nisë diaspora për Kosovë. Po e proklamojnë si inekcion ekonomik… edhe kishe po vinë me na majtë;Ngoni gërrnaça. Me pas efekt ekonomik, duheni me kriju punësim. Për ka 200 euro që ja u leni plakave bashkë me korona-virus, kurrfar efekti ekonomik s’është.

Është dhuratë për familjet e juaja, është ndihmesë, por sështë esenciale për Kosovë. Merrne vesh se për veti e keni çdo shpenzim dhe çdo dhuratë që ja bëni familjeve të juaja dhe njerëzve që i doni, por se keni për ne, pë Kosovë. E keni për më të afërmit tuaj.

Edhe mos rreni… se jeni bo të gërditshëm.

A e dini se 1 njeri me majt në Kosovë kushton minimumi 320 euro për muaj, ose 3840 euro në vjet. Kosova i ka 1.7 milionë banorë, për me majtë Kosovën duhen 6.5 miliardë e 280 milionë euro. Nga ju vinë vetëm rreth 400 milionë remitenca, tjerat bleni banesa, konzumoni e tjerë, që i afrohen 900 milionshit. Pra nja 5.5 miliardë i prodhojmë e i harxhojmë ne këtu, na që sjemi diasporë. Paratë e juaja janë konzum ma i vogël se kosovarët që së bashku i harxhojnë në Shqipëri çdo verë, përafërsisht 3 miliardë euro. Kush si permend se marre është.Pra nalnu, pak. Se ky është llaf i fukareve budallë.

Andaj dhuratat e familjeve të juaja mos na përmendi neve se marre është. Ecni tash, pini redbulla, makiato, pak qebapa. dhe ngoni tallava e leni naj bakshish qaty. Knaqnu e mos na teshni se për veti jeni ardhë. Gërrnaça, mirë se vini.