Sport

Valon Berisha mungesë tjetër për Kosovën në sfidën kundër Suedisë

Federata e Futbolli të Kosovës (FFK) në faqen e

Federata e Futbolli të Kosovës (FFK) në faqen e saj njoftoi mungesën e mesfushorit Valon Berisha për sfidën e nesërme ndaj Suedisë, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit, Berisha ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe tani është në dyshim dhe ndeshja kundër Spanjës me datën 31 mars. Një mungesë e rëndësishme kjo për përfaqësuesen e Kosovës, duke marrë parasysh dhe rolin e 28 vjeçarit në përfaqësuesen ‘dardane’. Kujtojmë që më herët, u dëmtua edhe Amir Rrahmani, teksa portieri Muriç, u pezullua për çështje disiplinore.

Mesfushori Valon Berisha pas një lëndimi do të mungojë në ndeshjen e nesërme kundër Suedisë në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”. Ndërkohë, stafi mjekësor i Kombëtares është duke e bërë të pamundurën që Valon Berisha të riaftësohet me kohë për ndeshjen kundër Spanjës më 31 mars.

/Insajderi.com