Showbiz

Valbona Selimllari i hyn politikës, ish-missi mban fjalim: Jam me punëmbaruarit

Shpesh herë e kemi parë në krah të kryebashkiak

Shpesh herë e kemi parë në krah të kryebashkiakut Veliaj. Duket se këtë herë Valbona Selimllari ka vendosur të angazhohet zyrtarisht me Partinë Socialiste, teksa tanimë shkon nëpër takime bashkë me Veliajn dhe drejtues të tjerë të së majtë. Madje ky angazhim i saj, duket si fillimi i një rrugëtimi të ri në politikë, pasi ish-missi Nga Zall-Bastari këtë herë mori mikrofonin dhe mbajti fjalën e saj.





Reklamo bizensin tuaj ketu

“Tek Partia Socialiste jam sepse ne kemi një thënie nga Përmeti. Unë jam përmetare me origjinë dhe themi: Ai djali dhe ajo vajza po janë punëmbaruar dhe kjo fjalë më ka mbetur gjithmonë në mendje se ma thoshte gjyshi dhe nëna: “Punëmbaruari është gjithmonë i suksesshëm” dhe në fakt unë jam me punëmbaruarit, sepse për hir të së vërtetës nuk kemi kohë të humbim me ata që s’mbarojnë punë.”- u shpreh Selimllari.