Maqedoni

Vaksinimi u ndërpre për katër ditë rresht, festat më me prioritet se imunizimi masiv

Për katër ditë me radhë pikat e vaksinimit nuk

Për katër ditë me radhë pikat e vaksinimit nuk kanë qenë të hapura për qytetarët të cilët janë në listën e imunizimit kundër Covid19. Të premten disa ekipe kanë qenë të angazhuara në terren për të vaksinuar të moshuarit nëpër shtëpitë e pleqve. ALSAT kërkoi përgjigje nga ministri i Shëndetësisë përse ishte e nevojshme që imunizimi të ndërpritet për kaq shumë ditë, përgjigje nuk morëm.

– Advertisements –

”Pas ndërprerjes disa ditore të procesit të vaksinimit për shkak të festave, nesër pritet të fillojë imunizimi masiv i popullatës. Pos kryeqytetit vaksinimi masiv do të zhvillohet në gjashtë qytete të tjera të vendit ku në bazë ditore pritet të vaksinohen deri në 15 mijë qytetarë”.

Vaksinimi masiv fillon pas arritjes së 200 mijë dozave të vaksinës kineze, me të cilat do të vaksinohen të gjithë ata që janë paraqitur në faqen e internetit vakcinacija.mk si dhe të moshuarit të cilët kanë caktuar termine përmes mjekut amë. Të anketuarit nga ALSAT presin që vaksinimi të jep rezultate dhe të zbusë dukshëm situatën me pandeminë megjithëse thonë se kanë frikë t’i planifikojnë pushimet verore.

“Presim që virusi të ikë ngadalë dhe të ketë numër më të vogël të të infektuarve. Mendoj se do ketë numër shumë më të vogël të të prekurve se sa ka tani. Në normalitet nuk do kthehemi derisa të zhduket virusi por numër më të vogël të infektimeve dhe më të lirë”.

“Nuk mendoj se aq shpejtë do kthehet në normalitet. Shpresojë që vaksinimi me të vërtetë të jetë masiv. Unë do vaksinohem sa të marr termin. Ne meqë e kaluam virusin mendoj se do mund të shkojmë për pushime. Planifikojmë të ikim për pushime”.

“Këtë vit do qëndrojmë në shtëpi nuk do ikim për pushime. Ndoshta deri në Ohër mund të shkoj por edhe atje është rrezik, kam frikë”.

“Me siguri do jetë mirë, një përqindje e madhe mendoj se do përmirësohet”.

“Presim që situata të përmirësohet, të kthehemi në normalitet. Ende nuk kemi bërë plane për pushime, sedi se si do jetë situata më andej. Kam frikë nga udhëtimet”.

Deri më tash gjithsej janë vaksinuar rreth 62 mijë qytetarë, ndërkaq rreth 219 mijë të tjerë janë paraqitur për tu vaksinuar.

Vjollca Aliti