Lajme

Vaksina antiCovid – Rama: Shqipëria aleancë me Greqinë, mund ta marrim në janar

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria mun

Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria mund të furnizohet brenda muajit janar me vaksina antiCovid.

I ftuar në emisionin “Open”, Rama tha se po mendohet një aleancë me vendin fqinj, Greqinë, për të siguruar në fillim të vitit të ardhshëm vaksinën antiCovid.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Ai gjithashtu pohoi se aleancat e këtij lloji kanë filluar të lindin tashmë në Europë.

Risjellim në vëmendje se kryeministri grek Kyriakos Mitsotaksis deklaroi mesditën e sotme se Greqia do të nisë në janar vaksinimin e popullatës kundër pandemisë Covid-19.

Pak ditë më parë, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen tha se do të nënshkruante së shpejti marrëveshjen për furnizimin e vendeve të unionit me 300 milionë doza nga vaksina e përbashkët e firmave farmaceutike Pfizer dhe Biontech.


Etiketa: ,