Lajme

Vaksina anti-COVID/ Këta persona duhet të vaksinohen të parët

Ditën e djeshme, Pfizer njoftoi se vaksina e ti

Ditën e djeshme, Pfizer njoftoi se vaksina e tij për koronavirusin është 90% efikase, gjë që ka rritur optimizmin në komunitetin mjekësor.

Gjithsesi, edhe kur të jetë e disponueshme, kjo vaksinë nuk do të jetë në sasinë e nevojshme për të gjithë popullsinë e botës. Për t’u vaksinuar të gjithë duhet të kalojnë muaj të tërë.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Eric Toner, personi përgjegjës për shpërndarjen e vaksinave, i Universitetit “Johns Hopkins”, thotë: “Nuk kemi nevojë për një vaksinë perfekte. Për të arritur imunitetin mjafton një vaksinë e mirë”.

Në vitin 2009, gripi H1N1, ose siç njihet ndryshe gripi i derrit, na ka dhënë eksperiencën e mjaftueshme sa i përket strategjisë së shpërndarjes së vaksinës.

Në atë rast, duke qenë se virusi prekte më shumë të rinjtë, u rekomandua që të vaksinoheshin fillimisht personat nga 6 muajsh deri në 24 vjeç, si dhe grupet e tjera të rrezikuara.

Duke u nisur nga kjo eksperiencë, Universiteti John Hopkins jep këshillat e tij mbi shpërndarjen e vaksinës së Covid-19, kur ajo të jetë gati. Në një dokument prej 46 faqesh, shkruhet se vaksinimi duhet bërë në dy nivele.

Niveli 1: prioriteti absolut

Pjesëtarë të ekipeve që përballen të parët me pandeminë: staf mjekësor

Grupet dhe individët e shërbimeve shoqërore thelbësore: transport publik, prodhim dhe shpërndarje ushqimesh dhe arsimtarët.

Personat më të rrezikuar, femrat shtatzënë dhe stafi i qendrave sociale.

Niveli 2: në varësi të disponueshmërisë së vaksinës

Farmacistët dhe mjekët që kurojnë persona që nuk janë me koronavirus

Personat që kanë vështirësi në aksesin e shërbimeve në rast se sëmuren: banorët e zonave të thella dhe të largëta, me infrastruktura shëndetësore të pazhvilluara.

Pjesëtarë të tjerë të shërbimeve shoqërore bazike: media komunikimi, policia, zjarrfikësit.


Etiketa: , ,