Lajme

Vajza nëntë vjeçare rrahet për vdekje gjatë një ekzorcizmi

Një vajzë 9-vjeçare u rrah për vdekje me një ka

Një vajzë 9-vjeçare u rrah për vdekje me një kallam gjatë një ekzorcizmi në Sri Lanka, tha policia.

Nëna e vajzës dhe gruaja që ajo punësoi për të përzënë një frymë të keqe nga vajza u arrestuan dhe u paraqitën në gjykatë të hënën, pas ceremonisë fatale gjatë fundjavës, shkruan New York Post, transmeton Insajderi.

Nëna e viktimës besoi se vajza ishte pushtuar nga një demon dhe e çoi atë në shtëpinë e ekzorcistit në Delgoda, sipas zyrtarëve.

Gjatë ritualit, ekzorcisti i vuri vaj vajzës dhe e rrahu atë vazhdimisht me një kallam. Ajo humbi ndjenjat dhe vdiq në spital, tha policia.

Policia në zonë po heton nëse i dyshuari, i cili është i njohur për reklamimin e shërbimeve demonike, kishte abuzuar dikë tjetër. /Insajderi.com