Showbiz

Vajza e Haxhinastos dhe djali i Naços zyrtarisht të martuar, ja pamjet nga ceremonia e dasmës

Ish-ministrat Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto

Ish-ministrat Nasip Naço dhe Edmond Haxhinasto tashmë janë zyrtarisht krushqi. Djali i deputetit të PS-së Nasip Naços, Franko, i ka dhënë fund beqarisë, duke u kurorëzuar me martesë me vajzën e Edmond Haxhinastos, Elizën.
Dyshja kanë organizuar një ceremoni të bukur buzë detit, ku kanë ftuar miq e të afërm për t’iu bashkuar gëzimit të tyre. Në foto shihet Eliza teksa shoqërohet nga i ati drejt altarit.



Ajo ka zgjedhur një fustan të bardhë të stilit “sirenë” me dantellë, që është i ngushtë pas trupit deri në pjesën e gjurit e më pas i fryrë në pjesën e poshtme.
Vajza e ish-ministrit zgjodhi një vello të bardhë të shkurtër, të cilën e kishte vendosur mbi flokët biondë, që i kishte lënë të lëshuar. Franko Naço dhe Eliza Haxhinasto kanë rreth gjashtë vite të fejuar. Në 2016-ën, lajmin e ndau me të gjithë ndjekësit e saj në Instagram Eliza.

Ajo publikoi një foto të dorës së saj dhe të Frankos, në të cilat dukeshin unazat e fejesës.
Tashmë baballarët e tyre janë krushqi, ndonëse në politikë kanë kaluar në kampe të ndryshme kundërshtare. Kjo sepse Nasip Naço u largua nga LSI për t’iu bashkuar Partisë Socialiste, ku u zgjodh deputet në qarkun e Beratit. Ndërsa Edmond Haxhinasto nuk mundti të fitojë një mandat deputeti më 25 prill!