Kuriozitete

Vajza 6-vjeçare bie nga ballkoni në lartësi prej 12 metrash, por mbijeton për mrekulli pasi ra mbi dëborë

Pamjet e pabesueshme tregon vajzën e vogël, e cila ishte vetëm në shtëpi, duke rënë nga një ballkon, por çuditërisht ajo ishte në gjendje të ngrihej përsëri.

Pamjet tronditëse tregojnë momentin kur një vajzë gjashtë vjeçare mbijetoi për mrekulli pasi ra nga 12 metra lartësi nga një ballkon, transmeton Telegrafi.

Fëmija ra në dëborë të trashë para se të ngrihej, duke u lëkundur dhe u kthye në shtëpi, megjithëse pësoi tronditje.

Rënia e saj e frikshme nga një banesë e katit të katërt në qytetin rus Tomsk u kap nga kamerat e sigurisë.

Për një sekondë ajo nuk lëvizi në grumbullin e trashë të borës, por ajo u ngrit menjëherë.

Ajo duket se ka veshur një bluzë të gjatë, pantallona të hollë dhe çorape, kur ra në një temperaturë minus 6C rreth orës 21:00 të së shtunës në mbrëmje. Pastaj ajo u ngrit në këmbë, u pastrua, dhe hyri në shtëpi.