Lajme

Ushtroi dhunë fizike ndaj një të miture, arrestohet

Ka marë lëndime të lehta trupore një e mitur,  

Ka marë lëndime të lehta trupore një e mitur,  pasi ndaj saj një person po ashtu i mitur kishte ushtruar dhunë fizike, njofton Insajderi.

Ngjarja ka ndodhur në Prishtinë të shtunën e 24 prillit, rreth orës 14:30.

Kurse, të dielen e 25 prillit është arrestuar dhe i dyshuri.

“25.04.2021 – Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti me datën 24.04.2021, kishte marrë para të gatshme dhe kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare e mitur.”, thuhet në njoftimin e policis.

Më pas viktima është dërguar për të marrë tretman mjekësor.

Ndërsa, me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Rasti vazhdon të hetohet”. /Insajderi.com