Lajme

“Ushtarë të bindur se lufta do të nisë” — Ushtarët ukrainas të përgatitur për luftë në kufi me Ruisnë

Rreth 500 metra larg separatistëve të mbështetur nga Rusia, një grup ushtarësh ukrainas presin për një luftë që sipas tyre është e sigurt se do të vijë.

Sipas fotografit Timothy Fadek, ushtarët ukrainas janë të relaksuar, teksa sipas tij, të gjithë janë të pajtimit se do të ketë luftë, por nuk pajtohen me atë se nga do të vijë ai.

Ai tha se dy ushtarë ukrainas u “grindën” mes vete, për atë se nga do të vijë sulmi.

“Njëri tha: “Rusët nuk do të kalojnë kufirin, ata do të sulmojnë nga deti”, domethënë nga deti i Azov. Një ushtar tjetër nuk u pajtua me vlerësimet dhe tha, ‘Jo, sulmi do të vijë nga Bjellorusia”, ka thënë Fadek.

Më tej, fotografi ka folur edhe mbi gjendjen emocionale të ushtarëve ukrainas, ku tha se ata janë tërësisht të relaksuar dhe nuk kanë shfaqur asnjë lloj nervozizmi në fytyrat e tyre.

“Ata janë jashtëzakonisht të relaksuar. Nuk ka asnjë shenjë nervozizmi në fytyrat e tyre. Ata janë gati të luftojnë. Unë i pyeta ata: “A e dëshironi këtë luftë?’ Dhe ata thonë: ‘Sigurisht që jo”,, ka thënë Fadek për CNN, transmeton Klankosova.tv

Ndërsa, sa i përket popullsisë civile, fotografi ka folur edhe me një fermer të qytetit Muratova, qytet ky që është vetëm 20 minuta larg vijës së frontit.

“Kur e pyeta një fermer për mundësinë e një sulmi, ai ngriti super, teksa me tha se ‘kjo do të ndodhë, askush s’mund të bëjë asgjë për ta ndaluar këtë’”, ka thënë ai.