Showbiz

Urimi i Duas për ditëlindjen e Gigi-t na tregoi gjithçka për marrëdhënien e tyre si kunata!

Sot është një ditë e veçantë për modelen me fam

Sot është një ditë e veçantë për modelen me famë botërore, Gigi Hadid, pasi feston sot ditëlindjen. Gigi ka lindur në 23 prill të vitit 1995 dhe sot mbush 26 vjeç. Në këtë ditë speciale, ajo ka marrë qindra urime nga personazhe të famshëm, të afërm dhe bashkëpunëtorë të saj.



Mes tyre nuk ka munguar dhe një urim nga Dua Lipa, që prej kohësh është në një lidhje me vëllain e Gigi-t, Anëar Hadid. Këngëtarja me origjinë shqiptare ka ndarë në Instagram një foto me modelen dhe ka zgjedhur fjalët më të bukura për t’i uruar ditëlindjen.

“Dita kombëtare e Gigi Hadid! Gëzuar ditëlindjen gjëja më e ëmbël!”, ka shkruar Dua në urimin e saj.

Përgjigja e Gigi-t nuk ka vonuar dhe përmes saj modelja ka treguar se ka një marrëdhënie perfekt me Dua Lipën.

“Faleminderit motër të dua!”, i është përgjigjur Hadid urimit të Lipës.

Kujtojmë se në shtator të vitit të shkuar Gigi Hadid dhe Zayn Malik u bënë prindër për herë të parë. Çifti i famshëm u bekuan me një vajzë, e cila erdhi në jetë në fermën e familjes Hadid. Për muaj të tërë Gigi e mbajti të fshehtë emrin e vajzës, derisa fansat e mësuan rastësisht nga Instagrami i saj. Supermodelja e zbuloi emrin unik në një mënyrë shumë delikate – duke shtuar fjalët “Mamaja e Khai” në bion e saj të Instagramit në 21 janar.