Ballkan

Urim të veçantë për Joe Biden, Vjosa Osmani: Në krye të SHBA-së prej sot është miku i Kosovës!

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës,

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, me rastin e pranimit të detyrës zyrtare si president.





Osmani ka thënë se në krye të shtetit tonë aleat, SHBA-së prej sot është miku i Kosovës, presidenti Joe Biden.

“Në cilësinë e u.d. Presidentes, i uroj mbarësi në postin e presidentit të SHBA-ve, me besimin e fuqishëm se amerikanët kanë bërë zgjedhjen e duhur dhe se demokracia e këtij shteti do të vazhdojë të jetë referencë për gjithë globin”, ka shkruar Osmani sipër fotografisë së publikuar me Joe Biden.

Më tej, Osmani ka thënë se Amerika është sinonim i demokracisë dhe promovimit të vlerave.

“Raportet e shkëlqyeshme të Kosovës me SHBA-të, janë jo vetëm miqësore, por ekzistenciale. Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme me Amerikën”, ka pohuar ajo.

Ndryshe, presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden, është betuar si presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara. Në prani të ftuarve Biden ngriti dorën e djathtë duke u betuar se do t’i shërbej vendit dhe të mbroj interesat nga armiqtë e jashtëm dhe të brendshëm.