Lajme

Urdhër arresti për Kajmakun, Belinda Balluku: Nuk kam asnjë koment

Belinda Balluku është e deleguara e Partisë

Belinda Balluku është e deleguara e Partisë Socialiste për Vorën. Pas urdhër arrestit që është lëshuar ndaj Agim Kajmakut, Belinda Balluku ka zgjedhur të heshtë.

Nuk kam asnjë koment”, – u shpreh ajo teksa po dilte nga parlamenti. Balluku ka propozuar dhe ka lobuar që kandidati i PS-së për Bashkinë Vorë të ishte Agim Kajmaku. Madje ajo e ka mbrojtur disa herë, kur PD nxorri dokumentet ndaj Kajmakut.

Por, duket se shkarkimi i dy nënkryetarëve të bashkisë nga Agim Kajmaku, ditën që ai u shkarkua nga KQZ, nuk i ka pëlqyer Ballukut. Madje ky veprim i Kajmakut u interpretua si një hakmarrje ndaj Belinda Ballukut.

Çfarë thoshte Belinda Balluku për Agim Kajmakun. Video e publikuar nga PD:


Etiketa: , ,