Lajme

Ura Vajgurore – Punonnjësi i bashkisë dhe një mësuese rezultojnë me koronavirus

Infektime të tjera brenda institucioneve publik

Infektime të tjera brenda institucioneve publike dhe arsimore janë regjistruar sot në Urën Vajgurore. Një mësuese në shkollën “5 Maji” ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Mësuesja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është e karantinuar në banesën e saj.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Mësohet se ajo është infektuar nga kolegia e saj e punës që rezultoi dje pozitive, me të cilën udhëtonte në të njëjtën makinë për të shkuar në punë.

Infektimet me SarsCov-2 janë rikthyer edhe brenda bashkisë Dimal. Një punonjës i mirëmbajtjes dhe pastrimit në këtë bashki është konfirmuar pasditen e sotme pozitiv me koronavirus.

Burimet zyrtare pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat, bëjnë me dije se, janë kryer dezinfektimet e të gjitha ambienteve të bashkisë Dimal si dhe po kryhet hetimi epidemiologjik i rasteve të kontaktit të punonjësit të infektuar.

LEXO EDHE: 

Infektohet me koronavirus mësuesja dhe një edukatore – Mbyllet kopshti në Elbasan


Etiketa: ,