Kosovë Sport

Unitedit i bie sërish mend për Perisicin

Pas disa viteve, United sërish është duke u interesuar për Perisicin.

Manchester United është duke shqyrtuar mundësin e transferimit të sulmuesit kroat, Ivan Perisic, me skuadrën e Interit që dëshiron të bëjë para dhe të blejë mbrojtësin e Chelseas, Emerson Palmieri.

Gazeta italiane “Il Corriere dello Sport” ka raportuar që djajtë e kuq janë të gatshëm të tentojnë sërish për përfaqësuesin e Kroacisë.

Manchester United ka qenë i interesuar në anësorin edhe gjatë vitit 2017 dhe mund të kthehet përsëri për sulmuesin kroat gjatë afatit të janarit.

Mediat italiane pretendojnë se Perisic nuk ka arritur të bindë trajnerin italian, Antonio Conte pas kthimit nga huazimi. Kroati i ndihmoi skuadrës gjermane, Bayern Munchen në fitimin e tripletës në sezonin e fundit.

Skuadra zikaltër është e gatshme të dëgjojë ofertat në javët e ardhshme dhe emri i parë në listën e dëshirave si një zëvendësues i mundshëm do të ishte përfaqësuesi i Italisë, Emerson Palmieri, pasi edhe pse është më shumë anësor sulmues, Perisic me Conten sa herë ka luajtur, është hedhur në pozitën e mbrojtësit të majtë të avancuar.