Maqedoni

Ulet niveli i ujit në lumin Treska, Sateska dhe në Liqenin e Dojranit

Pesë herë më të ulëta nga mesatarja për në nëntor janë nivelet e lumenjve Treska afër Makedonski Brodit dhe Sateskës afër Botunit, tregojnë matjet e sotme hidrologjike.

Sipas DPHM, për katër herë është ulur niveli i Cërna Rekës, ndërsa janë përgjysmuar Cërna Reka afër Novacit, Kriva Reka afër Kriva Pallankës, Pçinja afër Pelincës, Vardari afër Demir Kapisë dhe Drinit të Zi afër Lozhanit.

Rritje shënon Vardari afër Jegunocit dhe afër Shkupit.

Ndryshime ka edhe në nivelin e ujit të Liqenit të Dojranit, niveli i të cilit është ulur për pothuajse tre centimetra.

Loading…