Ulen gjobat në trafik, më e larta do të jetë 250 euro

Alsat 2019-10-30T10:14:06+01:00
Gjoba më e lartë në trafik do të jetë 250 euro, ndërsa gjoba më e ulët do të jetë 15 euro. Qeveria në seancën e djeshme miratoi vendimin për uljen e gjobave për kundërvajtjet në trafik, gjegjësisht miratoi propozime dhe ndryshime në një seri ligjesh të MPB-së, në mënyrë që të përputhet me Ligjin për kundërvajtje të miratuar më parë.
Nuk zvogëlohen dënimet për vepra të rrezikshme për jetën, të cilat mbeten të njëjta ndërsa të gjitha urdhrat e pagesës do të jenë kundërvajtësve.
Me ndryshimet përcaktohet edhe vlefshmëria e patentë shoferit për shoferë të vjetër nga 70 në 75 vjet. Parashihet masa për marrjen e përkohshëm të një automjeti që shkakton zhurmë dhe prish rendin publik si dhe automjetet me vlefshmëri të skaduar të licencës së trafikut.
Loading…