Kosovë

Ulaj: Mos pini barna me banderola të Serbisë, nuk janë të sigurta

Neuropsikiatri, Jusuf Ulaj, ka reaguar ndaj shi

Neuropsikiatri, Jusuf Ulaj, ka reaguar ndaj shitjes së barnave me banderola të Serbisë, nëpër barnatoret kosovare.

Sipas tij, këto barna nuk janë të sigurta pasi sjellën nga kontrabanduesit serbo-shqiptarë dhe nuk dihet se si ruhen dhe sillen deri në Kosovë.

“Mos pini medikamente me banderola të Serbisë sepse nuk janë të sigurta. I sjellin kontrabanduesit serboshqiptarë – nuk dihet si ruhen dhe transportohen derisa arrijnë në “barnatoret klandestine” në Kosovë”, ka shkruar Ulaj.

Tutje, Ulaj ka shtuar se çdo ditë hasë në barna me banderola serbe që i sjellin pacientët.

“Para së t’i blejni shikoni banderolat – duhet me qenë të Republikës sonë e jo “Republika Serbija”. Çdo ditë shoh paketime që sjellin pacientët me banderola serbe. Sot e kisha rastin nga Suhareka me dy të tilla”

“Ndoshta një ditë inspektorët farmaceutik do të kryejnë obligimin e tyre ligjor!”, ka përfunduar Ulaj./Insajderi.com