Sport

UEFA duket se nuk ka mbyllur llogaritë me Cityn në lidhje me “Fair Play” financiar

Sipas asaj që raporton “Daily Mail’, UEFA ende

Sipas asaj që raporton “Daily Mail’, UEFA ende nuk e ka mbyllur hetimin për sa i përket “Fair Play” financiar të shkelur nga skuadra e Manchester Cityt, teksa nuk përjashtohet dënimi i ashpër ose gjobë ndaj “qytetarëve”, njofton Insajderi.

Në shkurtin e vitit të kaluar, UEFA vendosi të ndalojë për dy vite pjesëmarrjen e Cityt në Ligën e Kampionëve dhe i ndëshkoi me 30 milionë euro gjobë, por vendimi u hodh poshtë nga gjykata e TAS-it në Zvicër, e cila e zbriti dënimin në një gjobë 10 milionë euro.

Një histori e cila dukej se ishte mbyllur, por ende nuk është zgjidhur plotësisht. Vetë drejtuesit e Premier Ligës janë shprehur se nuk do të flasin deri sa kjo çështje të mbyllet.

Në dëm të skuadrës nga Manchesteri dolën disa dokumente ku dukej qartë shkelja financiare, por vetë klubi reagoi me pretendimin se këto letra ishin “jashtë kontekstit” dhe ishin vjedhur për të dëmtuar reputacionin e klubit. /Insajderi.com