Lajme

U vra në derën e shtëpisë, Gjergj Krygja ka qenë komisioner i PS-së

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën ditë

Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën ditën e sotme. Gjergj Krygja, 43-vjeç u vra me armë zjarri në derën e shtëpisë së tij, ndërsa detaje të reja dalin në dritë.

Krygja mësohet të ketë qenë komisioner në zgjedhjet vebndore të 2015-ës në qendrën e votimit numër 0092, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Në foton e mëposhtme Krygja është personi me jelek ngjyrë blu me kurriz nga kamera.

Sipas njoftimit të Policisë, nuk ka ende detaje lidhur me ngjarjen dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur, pasi zona është një nga më të thellat në Shkodër.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen në zonën ku ka ndodhur ngjarja ku po bëjnë edhe krehjen e saj në kërkim të autorit/rëve të dyshuar të vrasjes.

Lexo edhe: Dukagjin/ Ekzekutohet pranë banesës babai i tre fëmijëve


Etiketa: , ,