Lajme

U sulmua me vezë në Prishtinë, vjen reagimi i Përparim Ramës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga LDK’ja, Përparim Rama, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka reaguar rreth sulmit me vezë ndaj tij.

Rama është sulmuar me vezë nga persona të panjohur gjatë një mbledhjeje që po mbante në Kodrën e Trimave në Prishtinë.

Ramak ka thënë se ka të pakënaqur në qytetin tonë, mirëpo nuk ka vend për panik.

Tutje, Rama premtoi se Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja e dashnia.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Takimet me banoret e Prishtines dhe diskutimet e lira e te hapura jane baze e lirise se shprehjes.

Ka shume te pakenaqur ne qytetin tone. Mirepo nuk ka vend per panike.

Prishtines do t’i kthehet buzeqeshja e dashnia.