Showbiz

U shfaq në klipin e këngëtares së njohur, Melisa ka disa fjalë për Andin

Dy ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Andi dhe Melisa, kanë qenë mjaft të komentuar pas daljes së tyre nga programi.

Andi doli “çift” me Tean dhe më vonë u kuptua se e gjitha ishte një gënjeshtër nga ana e tyre, pasi Trifoni ishte në të vërtetë e lidhur me Beart Rexhepin.  Këta të fundit u ndanë, teksa në rrjet konkurrentët kanë nisur thumbat e kërcënimet për njëri-tjetrin.

Nga ana tjetër, Melisa mori vetë vendimin që të largohej nga emisioni, pasi nuk shihte se do të mund të krijonte një lidhje me djemtë që ishin në studio. Ndërkohë gjatë kësaj periudhe, ata të dy janë komentuar shumë se janë të lidhur bashkë, por si Andi dhe Melisa e kanë mohuar një gjë të tillë.

Mes zhurmës së madhe në rrjet, Andi së fundmi është shfaqur gjithashtu si model në videoklipin e ri të këngëtares Shkenda Dubova, e cila u rikthye në muzikë.

Kënga e Shkendës i kushtohet një dashurie të përfunduar mes dy personave që dëshirojnë të rikthehen sërish bashkë, ndërsa në videoklip mund të shohim ish-konkurrentin përkrah këngëtares.

Dhe e dini kush e mbështet më shumë Andin në këtë projekt? Pikërisht Melisa, e cila përmes një postimi në “Instastory” ka zbuluar se është krenare për të.

“Se di dmth”, shkruan Melisa krahas videos ku shfaqet Andi, shoqëruar me emojin e një flake dhe sytë me yje. Duket se ajo është fansja numër një e tij.