Rreth orës 21:00 ka pasur gjuajtje me armë zjarri afër stacionit të autobusëve në Pejë me ç’rast janë plagosur tre persona.
Burime të Sinjalit tregojnë se njëri nga viktimat dhe i dyshuari kanë qenë nën ndikimin e alkoolit.
Sipas të njëjtave burime, ata janë sharë përmes telefonit pastaj kanë lënë takim te stacioni i autobusëve.
Ndryshe lajmin për Sinjalin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku thonë se dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.