Edhe pse pas shumë kohësh, rikonstruktimi i disa konvikteve në Qytetin Studenti u reklamua me shumë bujë nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Mirëpo, katër muaj më pas, sot, një nga konviktet (godina 20) i cili u rikonstruktua në maj 2019, ka pësuar dëmtim.
Në këtë godinë është shembur i gjithë tavani. Nuk raportohet për të lënduar, por shumica e studentëve janë larguar nga kjo godinë.
Etiketa: bie tavani, qyteti studenti