DURRËS – I riu që humbi jetën tragjikisht mbrëmjen e djeshme te “Ura e Dajlanit” në Durrës quhet Ramazan Bata. Teksa po lëvizte me një motor, 25-vjeçari u përplas nga një autobus dhe më pas u mor përpara zvarrë nga një furgon. Ai humbi jetën në vendin e ngjares, pa arritur që t’i jepej ndihma e parë.
Në lidhje me ngjarjen në fjalë u arrestuan dy drejtuesit e mjetit, përkatësisht shtetasi me inicialet P.T, (shoferi i autobusit) dhe shtetasi me inicialet F.T. Policia po vijon hetimet per zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.
Fillimisht ngjarja u raportua si vrasje, për shkak se nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë krijohej ideja sikur Ramazan Bata hidhej nga dera e një furgoni. Por pas hetimeve disaorëshe nga policia, u arrit në konkluzionin se 25-vjeçari ishte përplasur fillimisht nga një autobus dhe më pas ishte marrë përpara nga një furgon.
LEXO EDHE:
Detaje nga aksidenti tragjik/ I riu në Durrës u përplas nga 2 makina
Aksidentuan për vdekje 25-vjeçarin, arrestohen 2 shoferët (Dëshmitë)
Etiketa: aksident ne durres, Ramazan Bata