Showbiz

U përfol se është në një lidhje, Alvisa Qarri sqaron të vërtetën e fotos që bëri xhiron e rrjetit

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri,

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, thotë se mashkulli misterioz me të cilin u shfaq në rrjetet sociale është babai i saj.



Ajo ka postuar një foto në qytetin e Barcelonës me një mashkull misterioz në të cilën Alvisa shkroi “të dua”. Megjithatë ajo nuk e zbuloi identitetin e tij. Gjë që nxiti aludime të shumta se ajo ka krijuar një lidhje të re dhe se personi në fjalë ishte i dashuri.

Në një video të publikuar këtë mbrëmje ajo shprehet se nuk ishte i dashuri por babai. Teksa është shfaqur sërish krah tij Alvisa shprehet se ‘Të dua i them vetë babit dhe do i them vetëm atij për një kohë të gjatë.”

Alvisa dhe Bashkimi ishin çifti i parë që doli nga “Për’puthën 3” dhe gjatë intervistave të ndryshme ku shprehnin ecurinë e lidhjes së tyre, dukej sikur çdo gjë po shkonte shumë mirë. Por kjo nuk zgjati shumë pasi lajmi i ndarjes erdhi nga ana e Bashkimit.

Alvisa u shpreh pak ditë më parë se nuk do të ndryshonte veprimet që ka bërë në program, por vetëm ndikim që ka pasur nga faktorët e jashtëm. “Fatkeqësisht nuk zgjati, pasi kemi pasur probleme kohët e fundit të cilat u bënë të mëdha. Ne jemi takuar, kemi komunikuar dhe i ndamë gjërat”, u shpreh ajo gjatë rikthimit në programin e dashurisë. Pas një kohe shumë të gjatë ajo i kërkoi falje edhe familjes së saj, pasi morën vesh publikisht diçka që nuk e dinin, bëhet fjalë për lidhjen me ish-të dashurin.

Panorama Plus