Showbiz

U pendua për ndryshimin, Rita kërkon ndihmën e fansave

Mesa duket nuk zgjati shumë pëlqimi mbi look-

Mesa duket nuk zgjati shumë pëlqimi mbi look-un e saj origjinal. Tanimë Rita Ora ka kërkuar ndihmë nga fansat e saj për të vendosur lidhur me këtë ‘hall’ që e ka kapur. Këngëtarja  me famë botërore ka kërkuar nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale që t’i tregojnë nëse duhet të rikthejë një stil të flokëve që ka pasur më herët.





Rita ka postuar një fotografi të vjetër kur kishte flokë të gjatë dhe voluminozë, të ngjyrosura me një ore të bukur në ngjyrë të bardhë dhe mjaltë. E pikërisht me këtë foto ajo pyet fansat: “Dua t’i kem sërish këto flokë. A duhet t’i bëj?”. Të gjithë u mësuam me Ritën bionde, mesa duket edhe ajo vetë!