Lajme

U gjet i pajetë tek ‘Brryli’, zbardhen detaje të reja

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngja

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e mëngjesit të sotëm tek zona e “Brrylit”, ku një person u gjet pa shenja jete në rrugë nga kalimtarë të rastit.

Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Tiranës, viktima është identifikuar si S.B., 75 vjeç. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhunë apo dëmtime nga faktorë të tjerë.

Dyshohet se i moshuari ka vdekur nga shkaqe natyrale. Mergjithatë, Grupi Hetimor dhe policia vijojnë hetimet për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 07:50, në rrugën “Vëllezërit Huta”, në trotuar , është gjetur pa shenja jete, trupi i pajetë i shtetasit S. B.,75 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune, apo dëmtime nga faktorë të tjerë.
Dyshohet se shkaku i vdekjes është për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.


Etiketa: ,