Shqipëri

U burgos për pedofili me fëmijët shqiptarë, i moshuari skocez drejt lirimit nga burgu i Tiranës

Një skocez, punonjës në organizatat bamirëse q

Një skocez, punonjës në organizatat bamirëse që pretendon se u burgos gabimisht për abuzim të fëmijëve në Shqipëri, do të lirohet këtë javë pas 13 vjetësh, njofton sot gazeta Daily Record për David Brown, i cili e vuan dënimin në burgun 302 në Tiranë.

Sipas gazetës, viktimat e pretenduara të David Brown pranuan katër vjet më parë se ishin detyruar të trillonin prova kundër tij. Por një gjykatës e refuzoi aplikimin e tij për lirim me kusht në 2019 dhe avokatja e Brown, Gjystina Golloshi, tha se ai më në fund do të lirohet të premten.

Ajo tha se 69-vjeçari nga Edinburgu ende dëshiron që të pastrohet emri i tij në Shqipëri dhe një proces apelimi po vazhdon.

Brown u dënua në 2008 me 20 vjet për abuzimin e djemve në qendrën e fëmijëve jetimë që kishte hapur ai në Tiranë.

Dy nga akuzuesit e tij më vonë pretenduan se Policia dhe një psikolog iu kishin bërë presion për të bërë deklarata të rreme.

Sunday Mail raportoi në vitin 2017 se ata ishin të gatshëm të pranonin se gënjyen në gjykatë.

Ai pritej të lirohej në 2019-ën pasi kërkesa e tij për lirim u mbështet nga zyrtarët e burgut. Por shpresat e tij u shuan kur një gjykatës në Tiranë refuzoi lutjen e tij për lirim me kusht me arsyetimin se ai “nuk pranon krimin për të cilin është dënuar dhe, për atë arsye, ai nuk tregon pendim”.

Zonja Golloshi thotë se pasi të lirohet, Broën do të konsiderohet se e ka vuajtur dënimin e tij, me apelin referuar gjykatës më të lartë të Shqipërisë. Apeli përqendrohet në deklaratat e dy djemve që thanë se Brown nuk i abuzoi ata”, përfundon Daily Record.