Lajme

“U bënë dy vjet nga përgjakja e 7 Marsit”, Haziri kujton aksidentin tragjik në Gjilan

Janë bërë dy vjet nga aksidenti tragjik i 7 Marsit, në cilin vdiq një person dhe u lënduan rreth 20 të tjerë.

Kryetari i Gjilanit ka përkujtuar viktimën e aksidentit Qerim Çoçaj, për të cilin thotë se familja duhet të jenë krenarë që e patën.

U bënë dy vjet nga përgjakja e 7 Marsit, ku afaristi e humanisti i njohur Qerim Çoçaj, u nda nga jeta duke bërë akt heroik dhe duke shpëtuar fëmijë në ngjarjen tragjike. Familja duhet të jetë krenare që e patën, sikur që jemi edhe ne!”, shkruan Haziri

Ndërkohë ishte konfirmuar se kamioni që u përfshi në këtë aksident ka pasur defekt teknik.