Lajme

‘U bashkuan në Valsin e Përjetësisë’ – Reagimet në rrjet për Avni Mulën

Këtë mbrëmje

Këtë mbrëmje u nda nga jeta kompozitori Avni Mula. Artisti u shua në moshën 92-vjeçare.

Në rrjete sociale, ishte e bija Inva Mula që njoftoi largimin nga kjo botë e të atit.

Reklamo bizensin tuaj ketu

Inva, shkruan se Avni Mula, gjiganti ynë, fluturoi në Valsin e Përjetësisë, teksa njofton se nesër do të kryehn homazhet përshëndetëse në Universitetin e Arteve.

Gjithashtu, në rrjete sociale ka ardhur dhe një reagim nga Ardit Gjebrea. Ai shkruan se Avniu u bashkua me bashkëshorten në qiell, ndërsa kujton kur muzika e të ndjerit e emociononte në fëmijëri.

Tashmë u bashkuan në qiell!
Dhe unë kthehem në fëmijëri, kur muzika e Tij më dha emocionet e para:
“Kur këndoj për ty moj nënë”
“I ëmbël zëri i gjyshes”
“Për çdo vit në maj”
Sa shumë kujtime Avni Mula – paqe për Ty!
Ngushëllime @invamula-shkruan Gjebrea.

Baritoni dhe kompozitori i njohur Avni Mula, është vlerësuar dhe nderuar për krijimtarinë që ka sjellë jo vetëm në skenën operistike, por dhe në atë të këngës në festivale të ndryshme.

LEXO EDHE: 

Ndahet nga jeta Avni Mula


Etiketa: , , ,