Lajme

U aksidentua në Sarandë me ambulancë, pas një jave ndërron jetë infermierja

Ka ndërruar jetë pas një jave “beteje” me vdekj

Ka ndërruar jetë pas një jave “beteje” me vdekjen te spitali i Traumës në Tiranë infermierja, Adelina Rizvani e cila pësoi aksident teksa udhëtonte me ambulancë në Sarandë.

Burimet në media bëjnë me dije se 57-vjeçarja ka vdekur mesditën e sotme në orën 15:00. Në orët e para të mëgjesit të 21 shtatorit, Rizvani u njoftua për një lindje në Sarandë dhe teksa kishte përfunduar po kthehej në shtëpi me ambulancë.

Ambulanca e drejtuar nga Aleko Kajo hyri kundravajtje në kryqëzim dhe u përplas me fuoristradën BMW X5 me targa angleze të drejtuar nga Kosta Kaca.

Këta të fundit shpëtuan me dëme nga aksidenti, por infermierja jo. Adelina Rizvani shërbente si infermiere e maternitetit të Sarandës dhe një kundravajtje i mori jetën.


Etiketa: , ,