Lajme

Turqia shënon 75 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 9.107 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 633 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2.65 milionë, transmeton Insajderi.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se numri i vdekjeve nga koronavirusi po ashtu është rritur në 28.213, me 75 viktima të regjistruara brenda ditës së fundit, raporton Anadolu Agency (AA).

Autoritetet shëndetësore njoftojnë se 5.546 pacientë të tjerë kanë fituar betejën kundër virusit, duke e çuar në mbi 2.53 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga pandemia.

Që nga shpërthimi i pandemisë, Turqia ka kryer mbi 32.56 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 123.734 teste të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Të dhënat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19, që janë në gjendje kritike, aktualisht është 1.185.

Më 14 janar, Turqia filloi fushatën masive të vaksinimit kundër virusit COVID-19 dhe deri më tani ka administruar mbi 7.4 milionë doza vaksinash. /Insajderi.com