Lajme

Turqia shënon 164 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit

Turqia regjistroi 6.

Turqia regjistroi 6.814 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Insajderi.

Numri i përgjithshëm i rasteve në vend tani qëndron në 467.730, njoftoi ministria.

Rreth 3.911 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 385.480, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 168, që është shifra më e lartë deri më tani, për të shkuar në 12.840.

Gjithsej 164.547 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 17,73 milionë, raporton Anadolu Agency (AA).

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 4.641, ndërsa 3,4 për qind këtë javë vuajnë nga pneumonia. /Insajderi.com