Lajme

Turqia shënon 140 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Numri i të shëruarve nga Coronavirusi i ri (COV

Numri i të shëruarve nga Coronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit në Turqi ka tejkaluar numrin e rasteve të reja, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë, në vend janë shëruar 5.860 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 5.277 raste të reja, duke përfshirë edhe 684 raste simptomatike, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,42 milionë, prej të cilëve 25.073 kanë vdekur, përfshirë 140 viktima brenda ditës së fundit. Ndërkohë, numri përgjithshëm i të shëruarve ka tejkaluar shifrën 2,3 milionë.

Mbi 28,49 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 148.425 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19, që janë në gjendje kritike, ka ra në 1.905.

Turqia filloi fushatën e vaksinimit më 14 janar, duke filluar me punonjësit shëndetësorë së bashku me zyrtarët e lartë, për të inkurajuar popullin të ketë besim në vaksinim.

Deri më tani, mbi 1,2 milionë njerëz kanë pranuar dozën e parë të vaksinës CoronaVac të zhvilluar nga kompania kineze Sinovac Biotech. /Insajderi.com