Lajme

Turqia shënoi 193 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia regjistroi 31.

Turqia regjistroi 31.923 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, përfshirë 6.690 raste simptomatike, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, transmeton Insajderi.

Rastet e reja simptomatike e kanë çuar totalin e pacientëve në 513.656.

Rreth 4.821 pacientë të tjerë u shëruan gjatë ditës së kaluar, duke e rritur numrin e përgjithshëm në 414.141, ndërsa numri i të vdekurve u rrit me 193, për të shkuar në 14.129, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithsej 183.600 teste të tjera për COVID-19 janë kryer në gjithë vendin gjatë 24 orëve, duke e çuar shifrën totale në mbi 18,95 milionë.

Shifrat treguan se numri i pacientëve në gjendje kritike aktualisht qëndron në 5.502, ndërsa 3,3 për qind e pacientëve këtë javë vuajnë nga pneumonia. /Insajderi.com