Bota Shëndetësi

Turqia regjistron numrin më të lartë ditor të të vdekurve nga COVID-19

Turqia raportoi 27.515 infeksione të tjera me coronavirus (COVID-19) gjatë 24 orëve të fundit, duke përfshirë 4.209 pacientë simptomatikë, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i pacientëve arriti në 1.955.680 me shifrat e fundit, treguan të dhënat.

Ndërkaq, 30.494 pacientë janë shëruar ditën e kaluar, duke e çuar numrin në 1.721.607, ndërsa numri i të vdekurve u rrit në 17.364, me 243 viktima të reja, që është shifra më e lartë deri më tani.

Në gjithë vendin janë kryer 206.102 teste të tjera për COVID-19, duke e çuar totalin në mbi 21,9 milionë.

Numri i pacientëve në gjendje kritike tani qëndron në 5.803, transmeton Anadolu Agency.

“Numri i pacientëve në gjendje kritike po bie pas një kohe të gjatë. Rastet aktive vazhdojnë të zvogëlohen. Masat dhe kufizimet kanë filluar të japin rezultate”, shkroi në Twitter ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca.