Lajme

Turqia raporton mbi 49 mijë raste të reja me Coronavirus

Turqia ka raportuar 49 mijë e 438 raste të reja

Turqia ka raportuar 49 mijë e 438 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit, raporton Reuters.

Të dhënat nga Ministria e Shëndetësisë gjithashtu treguan se 343 persona kanë humbur jetën për shkak të Coronavirusit në të njëjtën periudhë.

Kështu numri i përgjithshëm i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 37 mijë e 672.

Një shtetrrethim ndërmjet orës 19:00 dhe 5 e mëngjesit është në fuqi gjatë ditëve të javës, si dhe mbyllje të plotë të fundjavës dhe masa të tjera.

Një bllokim tre-ditor që filloi në 14:00 të Enjten u vendos gjithashtu për shkak të së premtes që ishte një festë kombëtare./Insajderi.com