Lajme

Turqia raporton 65 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 11.187 raste të tjera të Coronavirusit të ri (COVID-19), përfshirë 735 pacientë simptomatikë, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me këtë virus në vend ka tejkaluar shifrën 2,78 milionë, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, vendi po ashtu ka regjistruar 65 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në gjithsej 29.030 numrin e vdekjeve nga virusi, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjithashtu, 7.785 pacientë të tjerë fituan betejën kundër koronavirusit, ndërsa deri më tani mbi 2,62 milionë pacientë të prekur nga COVID-19 janë shëruar.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore turke kanë kryer pothuajse 34,12 milionë teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 129.299 teste të kryera brenda 24 orëve të fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve me COVID-19 që janë në gjendje kritike aktualisht është 1.261.

Më 14 janar, Turqia ka nisur një fushatë masive kundër koronavirusit, duke filluar me punonjësit shëndetësor së bashku me zyrtarët e lartë të vendit për të inkurajuar besimin e publikut te vaksinat. /Insajderi.com