Lajme

Turqia raporton 167 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 6.818 raste të tjera të Coronavirusit, përfshirë 761 pacientë simptomatikë, transmeton Insajderi.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2.39 milionë, prej të cilëve 24.328 kanë vdekur, përfshirë 167 viktima brenda ditës së fundit.

Po ashtu 7.218 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2.27 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mbi 27.69 teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 175.133 teste të kryera gjatë ditës së fundit.

Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19, që janë në gjendje kritike, ka ra në 2.162. /Insajderi.com