Opinione

Turqia përballë Serbisë

Kanë nisur investimet kapitale, në Leskovc hape

Kanë nisur investimet kapitale, në Leskovc hapet fabrika e re për industrinë automobilistike “Mercedez-benz”.

Dihet se Turqia  dhe programi i miqësisë më Serbinë, ku pjesë e saj ishte presidenti Erdogan  dhe delegacioni me dyqind biznesmenë për investime kapitale në ekonominë serbe, ka filluar dhe  po vjen duke u sendërtuar në jetë.

Këto ditë, në Leksovc është hapur fabrika e re për prodhimet  e pjesëve të gomave për industrinë automobilistike ,,Mercedez-benz,,ku janë punësuar 100 punëtorë.

Në dritën e bashkëpunimit Turqi-Serbi, sipas të dhënave të njohura për opinionë, biznesi turk  do të investojë në ekonominë e Serbisë katër miliardë dollarë synimet për rritjen e kësaj vlere dhe të fushës së investimeve në periudhën e ardhshme.

Turqia për shtetin e Kosovës e ka në plan të parë ndërtimin dhe inaugurimin e xhamive me motive të kultit fetar myslimanë dhe jo të programit  të investimeve të njëjta si ato në ekonominë e Serbisë.

Me resurset që ka Kosova, ato njerëzore dhe nëntokësore, ka të gjitha parakushtet për investime në ekonominë e shtetit të ri të

Kosovës, ndonëse në ish-Jugosllavi dhe përmes regjimit të Serbisë, shqiptarët për pesëdhjetë vjet  të regjimit totalitar komunist ishin pjesa më e varfër dhe e pazhvilluar.

Shteti i Kosovës ka nevojë për investime ekonomike, ndonëse kur ngritët mirëqenia shoqërore dhe kahet e zhvillimit, besimi fetar myslimanë do ketë kuptim më afër në udhën e besimit, që, projektet  e investimeve të Turqisë të kalojnë edhe në Kosovë.