Ballkan

Turqia i bënë thirrje SHBA’ve të kundërshtohet vendimi i Bidenit për gjenocidin armen

Ministria e Jashtme e Turqisë i ka bërë thirrje ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Ankara, David Satterfield, të kundërshtojë vendimin e SHBA-së për të shënuar dëbimin dhe vrasjen e armenëve gjatë Perandorisë Osmane si “gjenocid”.

Zëvendësministri i Jashtëm, Sedat Onal, u takua me David Satterfield të shtunën vonë për të shprehur dënimin nga Ankaraja për një vendim të tillë.

“Deklarata nuk ka bazë ligjore në drejtim të së drejtës ndërkombëtare dhe ka dëmtuar popullin turk, duke hapur një plagë që është e vështirë të rregullohet në marrëdhëniet tona”, ka thënë Ministria.

Të shtunën, presidenti amerikan Joe Biden përmbushi një premtim fushate për të njohur ngjarjet, që filluan në vitin 1915 dhe vranë rreth 1.5 milionë armenë, si gjenocid.

Shpallja e Shtëpisë së Bardhë nxiti menjëherë deklarata dënimi nga zyrtarët turq, megjithëse presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ende nuk e ka adresuar çështjen.

Turqia kundërshton përdorimin e fjalës, duke thënë se turq dhe armenë u vranë në trazira civile dhe ka bërë thirrje për një komision të përbashkët të historisë për ta hetuar ngjarjen.