Maqedoni

Turmat gjatë vaksinimit në Serbi, Hasani: Nuk na duhet edhe një valë tjetër

Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasa

Zëvendës ministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka komentuar shkuarjen e shtetasve të Maqedonisë së Veriut në Serbi për t`u vaksinuar kundër Covid-19. Për shkak të turmave të mëdha në qendrat e vaksinimit, Hasani ka kërkuar nga shtetasit tanë që të respektojnë distancën,  të dezinfektohen dhe të mbajnë maska.

“Duke përcjell aktivisht vakcinimin masiv në fqiun e veriut, apeloj te qytetarët tanë që të bëjnë kujdes dhe ti respektojnë protokollet e distancës, dezinfektimit dhe maskave; meqë kapacitetet spitalore dhe njerzore sa vijnë e harxhohen. Përderisa vdekjet e të afërmve na u kan bërë si serial me pafund epizoda, nuk na duhet edhe një valë tjeter e pandemisë”, ka shkruar Hasani.

– Advertisment –