Lajme

Trump reagon pas masakrës që tronditi Amerikën: Duhet një ushtri

Presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar pa

Presidenti amerikan Donald Trump, ka reaguar pas masakrës ku humbën jetën nëntë qytetarë amerikanë në Meksikë. 3 nëna dhe 6 fëmijë u vranë nga një kartel droge në Meksikë. Familja ishte nisur për një dasëm, por ranë pre e një grupi të armatosur.

Një zyrtar meksikan që po merret me hetimet tha se trafikantët mund ta kenë ngatërruar familjen amerikane me rivalët e tyre. Kjo për shkak se familja po udhëtonte me tre fuoristrada.

Kriminelët hapën zjarr kur një prej makinave ndaloi për shkak se iu shpua një gomë. 17 anëtarët e familjes mormone vraponin gjithandej për të shpëtuar. Në fund bilanci ishte tronditës: 9 viktima.

Presidenti amerikan, Donald Trump u tregua i ashpër në mesazhin e tij.

Një familje e mrekullueshme u gjend në mesin e zjarrit të dy karteleve të dhunshme të drogës. Si rezultat, shumë amerikanë të mëdhenj u vranë, përfshi fëmijë të vegjël,”- shkruan Trump.

Nëse Meksika ka nevojë ose kërkon ndihmë në pastrimin e këtyre monstrave, SHBA është gati për t’u përfshirë. Presidenti i ri i madh i Meksikës e ka bërë çështje të madhe këtë, por kartelet po bëhen të mëdha dhe të fuqishme, prandaj ndonjëherë është e nevojshme një ushtri për të mposhtur një ushtri”, -shkruan Trump.


Etiketa: ,