Lajme

Trump konfirmon vdekjen e zëvendësuesit të al-Baghdadit (DETAJE)

Presidenti Donald Trump konfirmoi edhe vdekjen

Presidenti Donald Trump konfirmoi edhe vdekjen e zëvendësuesit të kreut të ISIS, al-Bghdadit. Nëpërmjet një postimi në Twitter ai konfirmoi se numri dy i ISIS është vrarë nga trupat amerikane. Trump nuk e cilëson në postimin e tij se kujt po i referohet specifikisht.

Ditën e djeshme një zëdhënës i Departamentit të Shtetit njoftoi për vrasjen e al-Muhajir në një operacion tjetër nga ai i kreut të ISIS.

Ai konsiderohej si personi që do të zëvendësonte kreun e grupit xhihadist por u vra gjatë operacionit të ushtrisë amerikane në veri perëndim të Sirisë.

LEXO EDHE: 

Vritet lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi

Trump: Mund të publikojmë video nga operacioni në Siri


Etiketa: , ,